Qe kur dalin shtesat e fëmijëve me rritje

Burime brenda Ministrisë së

Financave të Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Minuti se ekzekutimi i pagesave të shtesave për femije me shumën e rritur pritet të nisë gjatë muajit te ardhshëm, duke përfshire edhe pagesën për muajin mars.

Sipas ktyre burimeve, rritja e paralajmëruar nga Lëvizja

Vetëvendosje nuk do të aplikohet njësoj për te gjitha familjet.

Konkretisht:

Kjo do të thotë se skema e re do te dyfishojë vlerat aktuale: pagesat prej 30 eurosh për familjet me një ose dy fëmije do të shkojnë ne 60 euro, ndërsa për familjet me tre ose më shumë fëmije, pagesat prej 45 eurosh do të rriten në 90 euro për secilin fëmijë.

Burimet e Gazeta Minuti shtojnë se ekziston mundesia qe diferenca për muajin mars të paguhet me herët, madje edhe para ekzekutimit te plotë të pagesave për muajin prill, gjë qe do të ofronte një lehtësim financiar të hershem për familjet perfituese.
Megjithatë, një konfirmim zyrtar nga institucionet pärkatëse ende nuk eshtë bërë publik. Qytetarët mbeten në pritje të nje njoftimi nga Ministria e Financave për datën e saktë të ekzekutimit dhe detajet perfundimtare të skemës.

You may also like...