Del oferta “SEKRETE” e Albin Kurtit per Abdixhikun…
Sipas burimeve të besueshme, hapi i parë konkret në këtë drejtim do të jetë takimi i planifikuar për të hënën ndërmjet Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në këtë takim pritet të diskutohet drejtpërdrejt çështja e Presidentit, një proces që ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit politik.
Ky zhvillim shihet si një sinjal i ri i gatishmërisë për dialog ndërmjet pozitës dhe opozitës, në një moment të ndjeshëm për funksionimin institucional të vendit. Takimi Kurti–Abdixhiku konsiderohet kyç, pasi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rrjedhën e mëtejshme të procesit dhe në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike.
Burimet bëjnë të ditur se kryeministri Kurti nuk do të shkojë në këtë takim vetëm me thirrje për bashkëpunim, por edhe me një ofertë konkrete. Ai pritet t’i paraqesë Abdixhikut dy emra të rinj për postin e Presidentit, të cilët deri më tani nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve publike.
Kjo lëvizje synon të krijojë hapësirë për kompromis dhe të afrojë qëndrimet mes palëve, duke shmangur një krizë të mundshme institucionale. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse opozita, në veçanti LDK-ja, do ta pranojë këtë qasje apo do të këmbëngulë në qëndrimet dhe kushtet e saj.